×
  • Lajme
  • Botë
  • Insajderi / Ballina 5

    Kufiri Turqi-Armeni u hap për kamionët e ndihmave, për herë të parë pas 35 vitesh

    Insajderi
    11 February 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një pikë kufitare midis Armenisë dhe Turqisë është hapur për të lejuar kalimin e ndihmave humanitare, tha i dërguari turk Serdar Kiliç.

    Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu tha se kjo ishte hera e parë që kurifi ishte hapur që nga viti 1988, kur Turqia dërgoi ndihma në Armeni pas një tërmeti që vrau deri në 30,000 njerëz, shkruan DW, transmeton Insajderi.

    Kiliç tha se pesë kamionë me ndihma, përfshirë ushqim dhe ujë, mbërritën në Turqi nga vendkalimi Alican.

    “I lumtur që kam qenë në gjendje të ndihmoj,” shkroi në Twitter Ruben Rubinyan, nënkryetar i asamblesë kombëtare të Armenisë.

    Të dy vendet nuk kanë vendosur kurrë marrëdhënie diplomatike zyrtare dhe kufiri i tyre i përbashkët është mbyllur që nga vitet 1990. Në dhjetor 2021, të dy vendet emëruan të dërguar për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark