×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kujdes! Mos i leni shishet me ujë brenda veturës suaj, gjatë ditëve me diell – mund të shkaktojnë zjarr

    Insajderi
    25 May 2019 - 16:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dielli është aq i fortë gjatë zezonës së verës sa ai ka nevojë vetëm për një ndihmë të vogël për të filluar një zjarr, dhe kjo mund të ndodhë edhe kur ju e prisni më së paku.

    Madje, sipas një shkrimi të publikuar nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, njerëzit anembanë botës kanë vërejtur se makinat kanë filluar të digjen nga brenda dhe ata nuk e dinë se cila është arsyeja për këtë.

    Kështu, shumë dyshonin se drita e diellit kishte rritur fuqinë përmes xhamit, por vlerësohet se qelqi nuk ishte shkaku i shumë zjarreve.

    Siç bëhet e ditur tutje, kamerat e vendosura në makina treguan fajtorin e vërtetë. Këto janë shishet me ujë.

    Besoni apo jo, një shishe uji mund të shkaktojë një zjarr në makinën tuaj dhe këtu është se si.

    Një shishe uji vepron si një llup, dhe rrit intensitetin e dritës së diellit.

    Nëse këndi i diellit përkon me shishen, kjo mund të rrisë nxehtësinë dhe mund të mbulesën në makinën tuaj.

    Prandaj është shumë e rëndësishme që ju të mos vendosni shishet me ujë, sidomos në vendet e ekspozuara ndaj diellit në veturë. /Telegrafi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark