×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kujdes, telefonat e përdorur po shiten për të ri në Kosovë!

    Insajderi
    08 May 2024 - 19:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Iphone është modeli më i preferuar i përdoruesve të smartfonëve në Kosovë.

    Shumica e lokaleve në Kosovë shesin iPhone të modeleve të ndryshme dhe disa prej tyre i reklamojnë si të ri edhe telefonat e përdorur, duke i paketuar si të ri.

    Në një njoftim në rrjetet sociale, Zone Mobile, kompania lider në Kosovë për shitjen e telefonave, ka njoftuar se vetëm iPhone 14, 15, 15 Pro dhe 15 Pro Max janë telefona të ri me garancion nga Apple dhe nga vetë lokali.

    Madje këto modele mund të kontrollohen shumë lehtë edhe në faqen zyrtare të Apple për të vërtetuar se ai telefon është i ri, përmes numrit serik.

    Edhe pse telefonat tjerë shiten dhe me 12 muaj garancion nga vetë lokali, 11, 11 Pro, 11 Pro Max, 12, 12 Pro, 12 Pro Max, 13, 13 Pro, 13 Pro Max, 14 Pro dhe 14 Pro Max janë telefona të riparuar dhe të reklamave.

    Zone Mobile iu njofton të kini kujdes dhe të mos bini pre e shitësve që telefonin e përdorur e paketojnë dhe e shesin si të ri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark