Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Kujtim Gashi, ka thënë sot se programi i Rimekëmbjes i PDK-së, është garancë e sigurt se Kosova do ta zë shumë shpejt hapin e humbur nga dështimet e qeverisjeve të kaluara.
Gashi ka qëndruar sot në Gurrakoc dhe Istog, ku është mirëpritur nga qytetarët.
Ai ka thënë se mbështetje sikurse në në Istog, PDK-ja do të marr në të gjithë Kosovën.
Postimi i plotë:
Programi i Rimëkëmbjes i PDK-së i drejtuar nga kryeministri në ardhje z. Enver Hoxhaj, është garancë e sigurtë se Kosova shumë shpejt mund ta zë hapin e humbur nga dështimet që sollën qeverisjet e kaluara.
Ekonomia është shtylla e parë e programit të PDK-së për qeverisje dhe programi i Rimëkëmbjes nuk është listë e dëshirave, por program i zotimeve.
Si i tillë po merr mbështetje gjithandej Kosovës, sikur sonte në Istog e Gurakoc. #HoxhajKryeministër#kujtimgashi22