Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi, “N’Pult” ka prezantuar planin e tij të qeverisjes nëse partia e tij vie në drejtim të institucioneve qendrore.
Ai ka thënë se prioritet i tij do të jenë çështjet ekonomike, por edhe kultura e rinia.
“Per mua si deputet i ardhshëm, çështjet ekonomike, problemet ekonomike do të jenë fokus kryesor, por edhe në rrafshin e kulturës e sidomos të sportit, infrastrukturën sportive. Programi i rimëkëmbjes parasheh 15 milionë euro investime të drejtpërdrejtë tek rinia për punësim”, tha Gashi.
Ai po ashtu tha se në programin e tij përfshihet edhe çështja e vërshimeve në Malishevë.
“Do ta përfshij edhe rastin e vërshimeve në Malishevë”, tha ai.