Ish ministri i Kulturës dhe kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Kujtim Gashi, ka shpalosur programin për kulturë të PDK-ës.
Gashi është shprehur se gjatë mandatit të tij dy vjeçar si ministër i kulturës, në mesin e shumë vendimeve të rëndësishme, ishte edhe vendimi për gradimin e krijuesve, performuesve dhe punëtorëve të trashëgimisë kulturore, përkatësisht ngritja e pagave për më shumë se 50%.
Ai poashtu ka shpalosur programin e Rimëkëmbjes të PDK-ës, ku parashihet rritja e buxhetit për kulturën si dhe avancimi i kornizës ligjore në mënyrë që skena e pavarur kulturore të ketë rol më të madh në politikat kulturore.