Nënkryetari i LDK-së, Kujtim Shala ka komentuar çështjen e përdorimit të flamurit të Ibrahim Rugovës në fushatën zgjedhore nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.
Shala në Pressing të T7 ka thënë se ky flamur është djegur shesheve e rrugëve në periudhën e pasluftës, ndërsa sot po përdoret për fushatë.
“Le ta marrin të gjithë, shumë mirë bëjnë. Uroj që të identifikohen, ta kenë identifikim të vërtetë. E mbaj mend, besoj edhe ju, që pas luftës atë flamur e digjnin, shesheve, rrugëve, institucioneve. Sa për LDK, LDK-ja rugoviane është LDK qëndrestare, dhe qëndrestar janë ata që rrinë aty. Kjo është LDK-ja e Ibrahim Rugovës, nëse largohesh s’mund të jesh”, ka thënë Shala.