×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kujtojeni grevën e minatoreve”, Gjini godet Qeverinë Kurti

    Insajderi
    31 August 2022 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, në konferencën e sotme për media ka thënë se ekzekutimi i pagave në sektorin publik është bërë pjesërisht për muajin gusht, për shkak të vonesave në procesimin e listave të grevistëve.

    Ndaj kësaj ka reaguar Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini i cili ka thënë se mosprocedimi i pagave për grevistët është gabim shumë i madh.

    “Mosprocedimi i pagave për grevistët është gabim shumë i madh.  E ftoj qeverinë që urgjentisht ta rishikojë këtë vendim”, ka shkruar ai.

    Tutje i pari i Gjakovës ritheksoi se vendimi për ndalje të pagave është i paprecedent duke vënë në kujtim grevën e minatorëve.

    “Kjo qasje paraqet precedent shumë të rrezikshëm për demokracinë tonë dhe funksionimin e shtetit, në shumë rrafshe. Pavarësisht se a konsideroni se kanë të drejtë apo jo grevistët, vendimi për ndalje të pagave është i paprecedent. Kujtojeni grevën e minatorëve!!”, tha Gjini.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark