Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, u rendit e pesta e botës, duke humbur duelin për medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.
Në luftën “maratonike” për të bronztën, që zgjati më shumë se 10 minuta, Krasniqi, ishte e pafat, pasi u mund nga dy herë medalistja olimpike, Odette Giuffrida, kategoria -52 kg, shkruan lajmi.net.
Përveç Distria Krasniqit, edhe garues të tjera të Kosovës, si Akil Gjakova e Nora Gjakova nuk arritën të sigurojnë medalje deri më tani.
Për këtë ka reaguar edhe trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
Kuka shkroi se Distria Krasniqit iu mohua medalja, por ai shtoi se Kosova tregoi potencialin e saj si kurrë më parë, me pesë garues që përfunduan në Top 10 më të mirët e Botërorit.
POSTIMI I PLOTË:
Kosova si ekip në 3 ditët e para e tregoj potencialin si asnjë herë mē parë!
Plot 5 garus në top 10 më të mirët në Botëror!
Distrias ju mohua medalja por shkojmë tutje drejt Paris 2024!
Ajo tashmë çdo garuese e ka mposht në kategorinë e re pos Abe Utas Japonezes që do jetë caku ynë!
Nora hyri në 8 të parat me 2 fitore dhe kur ju hap rruga tutje gaboj dhe mbeti e 7
Laura sot na rriti apetitet!
3 fitore me garuese të forta e kur realisht e pash në podium diçka ngeci me Slovenen të cilen Laura e kishte mposht në garat e kaluara,kjo pjesë duhet përmirësuar sepse po mendoj që ajo e pau veten në finale ende pa i kryer detyrat një nga një!
Akil Gjakova u rikthye me dy fitore dhe Pikë Olimpike për të kapur hapin drejt Olimpiades.
Flaka e Erza në kërkim të formës së tyre në gara të mëdha.
Pasneser garon Loriana Kuka kategoria 78 kg
Pikët Olimpike :
Distria 720 Pikë
Nora 520 Pikë
Laura 520 Pike
Akili 320 Pikë
Flaka 240 Pikë
Drejt Olimpiadës 4-6 Norma Olimpike do arrijmë për Paris 2024./Lajmi.net/