×
  • Lajme
  • Lajme

    Kuka: Vetë Putin e lejoi flamurin e Kosovës në Rusi

    Insajderi
    23 April 2016 - 20:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Driton Kuka trajneri i xhudisteve, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, shpalosi edhe detajet se si u bë puna që në mes të Rusisë të valojë flamuri kosovar dhe të intonohet himni shtetëror i Kosovës.

    Ai tha se kjo ka qenë ndërhyrje e drejtpërdrejt e presidentit rus, Vladimir Putin. Sipas tij, Ministria e Jashtme Ruse nuk do të lejonte simbolet shtetërore kosovare në këtë kampionat, mirëpo Putin ka kërcënuar se nëse nuk realizohet e drejta e ekipit kosovar, ai do të vijë vetë që të vendos flamurin kosovar.

    “Putini ka qenë OK për të vendosur flamurin e Kosovës, por ministria e jashtme kishte ndaluar këtë, ndërsa Putini ka thënë se vetë do ta vendosë nëse nuk e vendosin ata”, tha Kuka.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark