×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kunati i Haxhiut për emërimin e ministres kosovare në Zvicër: Në Kosovë as zyrtare e fotokopjes s’ishe ba

    Insajderi
    14 May 2023 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dardan Krasniqi, kunati i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, ka reaguar sërish nga Finlanda, vendi ku migroi së fundmi si shkak i pakënaqësisë së qeverisjes në Kosovë.

    Krasniqi, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar pas suksesit të Ylfete Fanajt, e cila është zgjedhur nga Partia Socialdemokrate ministre në qeverinë e kantonit të Luzernit.

    “Oj motër në Kosovë as zyrtare e fotokopjës nuk kishe arritë me u ba!”, ka shkruar ai.

    Krasniqi së fundmi ka pasur kritika të mëdha për qeverinë në pushtet, përfshirë edhe ndaj kunatës së tij, Albulena Haxhiut.

    “- Shoqja ime zonja e kunata bashkëaktivistja Albulena Haxhiu – e merr këshilltare një hiqe nga LDK-ja që në 2020 në kohën e pandemisë ajo si deputete e LDKsë të ka rrëzuar nga pushteti, dhe ju dukët marifet! Ajo që tërë jetën ka pas pushtet dhe na keqqeverisë sot qenka ba vlerë! Haj medet!”, ka thënë Krasniqi në një postim të mëparshëm. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark