×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit”, Molliqaj bën thirrje për protestë

    Insajderi
    27 February 2023 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dardan Molliqaj nga PSD ka bërë thirrje që të protestohet kundër Qeverisë së Kosovës në lidhje me Asosacionin.

    Ai në “Facebook” ka shkruar se marrëveshja e Brukselit është pa njohje të Serbisë.

    “E di që shumë prej jush keni besuar vërtet që Kurti nuk e bën Asociacionin; shumë keni vlerësuar që kritika jonë është subjektive dhe lidhet me “hesapet” tona; tashmë s’ka vlerësime as analiza; ora kritike po vjen, marrëveshja që na pret në Bruksel është pa njohje dhe me Asociacion në qendër; aty është orari dhe mënyra e zbatimit“, shkroi ai.

    Teksa ka bërë thirrje për protesta kundër Qeverisë dhe Asociacionit.

    Askush nuk ka mandat për Asociacionin. Rezistenca ishte shoqërore. Nuk jemi angazhuar për t’i ndërruar fytyrat që e zbatojnë Asociacionin. Nese ka ndodhur që pushteti është tjetërsuar aq pakthyeshëm, atëherë zgjedhje ose referendum. Përndryshe, protesta në rrugë. Kundër Qeverisë sepse kundër Asociacionit“, tha ai.

    Ndryshe, sot gjatë ditës, PSD)ka mbajtur aksion simbolik ku aktivistët e PSD-së, në objektin e Qeverisë kanë vendosur një baner ku shkruan “tension për Asociacion”, teksa në fotografi shihen kryeministri Kurti e presidenti Vuçiq përballë njëri-tjetrit me doreza boksi, ndërsa në fund të tavolinës shihen duke i shtrënguar duart.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark