Një ngjarje e frikshme ka ndodhur për boksierin që u sfidua nga Florian Marku, Amir Khan, të cilin e grabitën gjatë mbrëmjes së djeshme, kur kishte dal me bashkëshorten e tij.
Siç bën me dije Khan, ai me bashkëshorten e tij, Farial, po ecnin në Lejton, kur ai u ndalua nga dy burra, të cilët e ndoqën dhe i vendosën armën në kokë.
Ata i grabitën një orë që Khan kishte vendosur, e cila kushtonte 72 mijë funta dhe më pas u larguan.
Në një postim në Tëitter, Amir Khan i thotë fansave të tij se ai dhe bashkëshortja e tij janë të dy të sigurt.