×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Kuotat e bastoreve për ndeshjen e Ballkanit      

    Insajderi
    19 July 2022 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani do ta luajë sonte ndeshjen e radhës në garat evropiane.

    Skuadra nga Suhareka i nisi garat në rundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve, ku befasisht u eliminua nga Zalgirisi i Lituanisë.

    Ndërkaq, tashmë, Ballkani ka rënë në Ligën e Konferencës, ku në rundin e dytë eliminator, do të ndeshet me La Floritan e San Marinos. La Florita është nikoqire e Ballkanit në ndeshjen e parë që luhet sonte nga ora 20:45 në “San Marino Stadium”.

    Ballkani konsiderohet dukshëm favorit sonte, por që La Florita është një kundërshtar për t’u mos nënvlerësuar. Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar tashmë kuotat e basteve.

    Ballkani konsiderohet favorit absolut me kuotë 1.22, barazimi vlen 5.75, kurse fitorja e vendasve me 9.00.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark