Pas pjesës së parë të duelit Feronikeli 74 – Trepça 89, ka pasur panik në hapësirat e stadiumit “Rexhep Rexhepi”.
Një nga anëtarët e klubit nga Drenasi ka pasur sulm nga epilepsia, e ku më pas është dashur intervenimi i mjekëve të dy skuadrave, shkruan Fansat e Futbollit Kosovar.
Këtë e konfirmoj një nga punonjësit e klubit të Niklit.
“Sot gjatë ndeshjes Feronikeli – Trepça’89 në pjesen e parë një nga antarët tanë pati sulum nga epilepsia. Falenderojm Mjeket e Feronikelit,Trepçës’89 gjithashtu dhe Policinë e Kosovës për ndihmën e dhënë ndaj antarit tonë. Antari ynë është në gjëndjë të rregullt tani dhe po vazhdon jetën më ndihmën e Zotit. Fitoren e sodit ja dedikojm këtij Antari”, ka shkruar ai.
Këtë duel e fitoi Feronikeli pas 90 minutash me rezultatin 1:0.