Insajderi
Lajme

Kuqi i Aleancës pas tubimit në Pejë: Nga qyteti i Haxhi Zekës morëm mbështetje

Insajderi
06 June 2026 - 12:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kuqi i Aleancës pas tubimit në Pejë: Nga qyteti i Haxhi Zekës morëm mbështetje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Naim Kuqi, kandidat i Aleancës për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit ka falënderuar qytetarët e Pejës për pjesëmarrjen masive në fushatë.

Kuqi ka thënë se nga qyteti i Haxhi Zekës, që sipas tij gjithmonë kanë ditur të qëndrojnë drejt për Kosovën, Aleanca mori mbështetje.

“Faleminderit Pejë, qytet i krenarisë, traditës dhe atdhedashurisë! Nga qyteti i Haxhi Zekës dhe i njerëzve që gjithmonë kanë ditur të qëndrojnë drejt për Kosovën, morëm mbështetje, besim dhe energji për rrugëtimin tonë të përbashkët.

Peja ka qenë gjithmonë në anën e vlerave, të punës dhe të së ardhmes. Bashkë, për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar”, ka thënë ai.

Naim Kuqi gjendet me numrin 59 në listën zgjedhore të Aleancës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark