Insajderi
Lajme

Kuqi: Vendimi i ekspertëve të huaj nuk e rrëzon versionin tonë të demarkacionit

Insajderi
30 March 2016 - 18:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kështu ka thënë sekretari i AAK-së, Blerim Kuqi, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, pasi kuptoi vendimin që ka marrë Komisioni i ekspertëve ndërkombëtarë të demarkacionit, të cilët thanë se “demarkacioni me Malin e zi nuk ka asnjë shkelje ligjore”.

“Versionin tonë nuk e rrezon ky vendim i Komisionit të ekspertëve ndërkombëtarë, ne do ta kemi një kopje të raportit detal dhe pastaj do të flasim me ekspertët që kemi në Kosovë dhe do dalim me një qëndrim”, u shpreh Kuqi. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark