×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kur Bislimi paraqiste planin franko-gjerman të rrezikshëm për Kosovën

    Insajderi
    28 February 2023 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar bisedimet për planin evropian, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.

    Megjithatë, në këtë takim nuk u hodh asnjë nënshkrim, por i pari i qeverisë ishte i gatshëm për të nënshkruar planin franko-gjerman, ku përfshihej edhe Asociacionin, shkruan Insajderi.

    “Unë nuk kam nënshkruar sepse pala tjetër nuk ishte i gatshëm për të nënshkruar. Unë mendoj që është dëm që nuk është nënshkruar sonte, meqenëse u pajtuam”, theksoi Kurti.

    Mirëpo, plani franko-gjerman për krahun e djathtë të Kurtit, Besnik Bislimin konsiderohej i rrezikshëm për Kosovën.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, muaj më parë kishte deklaruar në Konferencën e Sigurisë të mbajtur në Beograd se plani franko-gjerman për dialogun Kosovë – Serbi, që njihet në publik si plani evropian për dialogun i afrohet më shumë pozicionit të Serbisë sesa të Kosovës.

    Kjo pasi propozimi franko-gjerman nuk paraqet marrëveshje finale e as nuk përfshin njohje reciproke.

    Nga Beogradi, Bislimi njohjen reciproke e kishte konsideruar si një nga pikat më të rëndësishme për Kosovën nga kjo marrëveshje.

    “Iniciativa franko-gjermane s’është domosdo modeli i ‘dy Gjermanive’ por ‘Gjermani-Gjermani minus’, sepse disa pjesë të rëndësishme të atij modeli s’janë të përfshira në dokumentin e shpërndarë për të dyja palët. Duhet ta themi se që nga fillimi pengesa kryesore në dialog në Bruksel ka qenë divergjenca mes qëndrimeve të të dyja palëve. Për ne është me rëndësi të ketë dokument final me njohjen reciproke në qendër. Për Serbinë është që të mos ketë dokument final e të mos ketë njohje reciproke. Prandaj, nga kjo perspektivë do të thosha se propozimi franko-gjerman më shumë i afrohet pozicionit të Serbisë, sepse nuk paraqet marrëveshje finale e as s’përfshin njohje reciproke në këtë fazë”, kishte thënë Bislimi.

    Mbrëmjen e 27 shkurtit, fjalët e Bislimit nuk u morën për bazë nga i pari i qeverisë, Albin Kurti.

    Në marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian e që Kurti ishte i gatshëm ta nënshkruante, në asnjë nga pikat nuk përfshihet njohja reciproke.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark