×
  • Showbiz
  • Show

    Kur do bësh këngë për trafikimin e vajzave në Dubai? Komentuesit e “grijnë” Elvana Gjatën

    Insajderi
    14 July 2024 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një raportim në mediat në Shqipëri përfshin emrin e Elvana Gjatës, Vladimir Avranit dhe Kristian Boçit për veprimtari kriminale. Saktësisht, sipas këtij raportimi, ata dyshohen të kenë joshur, rekrutuar dhe promovuar mediatikisht dhe trafikuar gratë shqiptare si eskorta në disa shtete.

    Çdoherë sipas këtyre raportimeve, më 14 maj 2024, në Komisionin e Ligjeve, u trajtua raporti i SHISH e Anti-Trafikut, për aktivitetin kriminal të treshes Avrami-Boçi-Gjata.

    Siç thotë raportimi, gratë e rekrutuara për eskorta janë adoleshente, ish-misse, modele, moderatore televizionesh, këngëtare e vajza të mësuara me jetë luksi, të cilat joshen e rekrutohen, nga një grup trafikantësh, biznesmenë me ndikim në botën e artit dhe me lidhje të forta politike në Shqipëri.

    Për krejt këto pretendime këngëtarja Elvana Gjata s’ka pranuar t’i komentojë asnjëherë. Mirëpo, ajo s’ka arritur t’iu shpëtojë komentuesve. Në një postim të fundit që ka shpërndarë në ‘TikTok’, është ironizuar me të duke e pyetur “Po për trafikun e gocave për në Dubai do bësh këngë?”.

    “Për burg je”, ka thënë një komentues tjetër.

    “Kush femër e ka radhën ta trafikosh sot? Si s’të vjen zor nga vetja që nxjerr video si e paftyrë”, vijon një tjetër koment.

    Këto komente i erdhën në ‘TikTok’ pasi këngëtarja nga Shqipëria publikoi një këngë të sajën në këtë platformë. /Insajderi.org/

    @iconstyle.al

    Ndërkohë që emri i saj po bën “namin” në media për skandalin e përfshirjes në trafikimin e vajzave në Dubai si eskorta seksi, Elvana është shumë e “zënë” duke publikuar këngë! Këto janë komentet në videon e sapo publikuar nga ajo në Tik Tok ‼️

    ♬ original sound – ICONSTYLE

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark