×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kur do të ndryshojë ora?

    Insajderi
    24 October 2023 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe këtë vit ora do të ndryshojë. Të dielën e fundit të tetorit, pra në datën 29 të muajit, do duhet t’i kthejmë akrepat e orës 60 minuta mbrapa.

    Për të gjithë ju që pyesni, “po”, me ndryshimin e orës do të fitojmë 1 orë më shumë gjumë.

    Ndryshimi i orës bazohet në një sistem që synon të përdorë më mirë dritën e diellit për të kursyer energji. Në Shqipëri dhe Evropë, ora verore zbatohet të dielën e fundit të marsit, për 7 muaj, dhe ora dimërore fillon të dielën e fundit të tetorit dhe aplikohet për 5 muaj.

    Ndërkombëtarët kanë plane për të mos ndryshuar më orën, megjithatë deri më tani nuk ka hapa konkret.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark