×
Show

Kur Dua Lipën nuk e merr gjumi

Insajderi
20 August 2016 - 21:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Këngëtarja kosovare Dua Lipa e cila ka bërë famë ndërkombëtare ka realizuar një video në të cilën ajo këndon këngën më të re të saj e cila nuk do të jetë pjesë e albumit debutues.

Këngën e ka titulluar “For Julian” (Për Julian), dhe i dedikohet të gjithë fansave të saj.

“Isha zgjuar mbrëmë teksa po dëgjoja këtë këngë dhe vendosa ta këndojë dhe xhirojë për ju. Është një këngë shumë speciale dhe personale për mua dhe nuk do të jetë pjesë e albumit”, ka shkruar Lipa, e cila para një jave mbajti koncert humanitar në Prishtinë.

“Dua ta shpërndajë me ju diçka speciale dhe mirëkuptoni kualitetin e zërit, por nëse ju pëlqen mund ta vendos në MP3”, ka shkruar këngëtarja.

E fansa të shumtë kanë reaguar menjëherë duke i dhënë nota pozitive këngës dhe duke i kërkuar Dua Lipës ta incizoj këtë këngë./Insajderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark