Kur duhet të bëni dush? Ja çfarë rekomandojnë mjekët - Insajderi
×
LifeStyle

Kur duhet të bëni dush? Ja çfarë rekomandojnë mjekët

Insajderi
05 May 2024 - 13:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dushi është një pjesë themelore e rutinës së përditshme të shumicës së njerëzve. Por a mund të ndikojë në shëndetin tuaj koha e preferuar e dushit – mëngjesi apo nata?

Ofruesit e kujdesit shëndetësor bien dakord që, në përgjithësi, ju mund të bëni dush sa herë që dëshironi, pasi nuk ka asnjë literaturë shkencore që thotë se duhet të bëni dush në mëngjes ose në mbrëmje, shkruan health.com.

“Ndërsa flini, bakteret dhe qelizat e lëkurës mund të grumbullohen çarçafët ose lëkurën tuaj. Dhe nëse djersiteni ndërsa flini, dushi në mëngjes mund t’iu ndihmojë”, tha për Health profesoresha e dermatologjisë, Cindy Wassef.

Derisa, shton se: “Dushi para gjumit pastron lëkurën pas një dite ekspozimi ndaj papastërtive, kjo bën që kur të laheni në mbrëmje të mos i ndotni as çarçafët”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark