Insajderi
Lajme

“Kur është puna me nda mjete për dosta, vendimet merren shpejt, natën, në terr” -Bajrami kritikon mbledhjen elektronike të Qeverisë

Insajderi
26 August 2026 - 23:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kur është puna me nda mjete për dosta, vendimet merren shpejt, natën, në terr” -Bajrami kritikon mbledhjen elektronike të Qeverisë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për mbledhjen elektronike të mbajtur mbrëmjen e së mërkurës.

Sikurse në mbledhjen e kaluar, edhe kësaj radhe ekzekutivi në detyrë ka marrë një mori vendimesh, ndaj të cilave ka reaguar Bajrami.

“Aq të zënë janë, sa që mbledhjet e Qeverisë i mbajnë elektronike, edhe atë bile natën, me gjuhën e Albinit në terr. Normal, kur është puna me nda mjete për dosta, me bë pagesa e me nda buxhet, vendimet merren shpejt, natën, në terr”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka përmendur edhe rastin e moskompensimit të bujqve, duke kritikuar mënyrën se si, sipas saj, ekzekutivi në detyrë po ndan mjetet publike.

“Pse, a mos po marrin vendim me i kompensu bujqit? Ata që punojnë ditë e natë që ne ta kemi sofrën plot. Atyre që breshëri ua shkatërroi për pak minuta mundin dhe të ardhurat e një viti të tërë. Për ata s’ka asnjë vendim. Vendimet e kësaj mbledhjeje dhe mënyrën se si po ndahet paraja publike duhet të analizohen një nga një”, ka thënë ajo.

Bajrami ka deklaruar se, sipas saj, kur bëhet fjalë për interesa politike e partiake, po gjendet koha dhe buxheti.

“Kur është puna për qytetarët e fermerë që punojnë e prodhojnë, ata presin. Deri kur presin?”, ka thënë tutje Bajrami.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark