Mediat më të mëdha serbe kanë raportuar me mllef deklaratën e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hoti, i cili ditën e sotme ka falënderuar presidentin Joe Biden për letrën që i ka dërguar Aleksandër Vuçiç, për njohjen e Kosovës, i cili ka sjell dhe reagimin e këtij të fundit.
Tituj e mediave serbe janë të ndryshme. Novosti shkuan: VERË NË DERË TË SHTËPISË! FALEMINDERIT PRESIDENTIT BIDEN: Kryeministri i rremë i kënaqur me urimet skandaloze për Vuçiçin.
Radio Televizioni i Vojvodinës ka cituar fjalët e Hotit, pa një koment.
“Hoti: Faleminderit President Biden, vera po na troket në derë”, është titulli i RTV-së.