Insajderi
Lajme

“Kur jemi te frizerkat…”- Glauk Konjufca përdor term denigrues ndaj Vjosa Osmanit

Insajderi
19 May 2026 - 20:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Kur jemi te frizerkat…”- Glauk Konjufca përdor term denigrues ndaj Vjosa Osmanit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë një tubimi me qytetarë ka ofenduar rëndë ish-presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka rënë pre e një ofendimi që i bëhet Vjosa Osmanit në rrjete sociale duke u quajtur “frizerkë”.

“Kur jemi te frizerkat”, tha Konjufca teksa të pranishmit nisën të buzëqeshnin.

Lidhur me këtë ka reaguar bashkëpunëtorja e Osmanit, Meliza Haradinaj, e cila ka thënë se kjo dëmton imazhin e shtetit.

“Shihni nivelin e përfaqësimit të Ministrit të Jashtëm Konjufca. Në vend që të fokusohet në diplomaci dhe në përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare, ai përdor një gjuhë përçarëse me tentim denigrimi ndaj Presidentes Osmani. Kjo nuk i shërben institucioneve dhe dëmton seriozisht imazhin e shtetit. Këta njerëz nuk e meritojnë besimin që u është dhënë nga qytetarët. Për faqe të zezë”, ka deklaruar ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark