“A doni me qenë pjesë e organizimit të koncertit të Dua Lipa në Prishtinë? Përveç kësaj, a doni takim personal me të?”.
Kjo është pyetja të cilën kompania e marketingut dhe komunikimit “Republika” pronë e Dukagjin Lipës, babait të këngëtares kosovare me famë botërore Dua Lipa, shtron në një thirrje për vullnetar në organizimin e koncertit të saj me 9 gusht në Prishtinë.
Koncerti i Dua Lipës në Prishtinë do të organizohet nga kompania e babait të saj, e cila ka njoftuar në Facebook se janë në kërkim të vajzave dhe djemve siç shkruhet me “vullnet dhe dedikim për promovim të koncertit, shitje të biletave…”.
Por kjo nuk është e tëra. Siç duket kompania po planifikon shikues të shumtë në koncertin e Dua Lipës në Prishtinë pasi kanë kërkuar edhe vullnetar për diçka specifike: vullnetar për organizim dhe udhëheqje të turmës në ditën e koncertit.
“Të gjitha fondet e mbledhura përmes shitjes se biletave dhe donatoreve do të shkojnë në Sunny Hill Foundation – organizate bamirëse e krijuar në Prishtinë, fondacion i iniciuar nga vete Dua Lipa”, thuhet në njoftimin në Facebook./Insajderi