Ish-ministri Kulturës Kujtim Gashi, kandidat i PDK-së për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, derisa ishte pjesë e legjislaturës së kaluar para deputetëve pati kërkuar nga Qeveria e Hotit, që të alokoheshin fonde për komunat, të cilat ishin të prekura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut të muajve të fundit.
Gashi ka theksuar se komuna të tëra të Kosovës si Dragashi, Prizreni, Rahoveci e Suhareka, janë dëmtuar shumë si pasojë e këtyre vërshimeve, duke shtuar se bujqësia si degë kryesore në këto qytete, është dëmtuar jashtëzakonisht shumë.
Ai në fjalimin e tij para deputetëve, ka thënë se pandemia ka rënduar punën dhe jetën e këtyre qytetarëve, të cilët edhe më parë kishin pasur probleme për të shitur produktet e tyre në tregun kosovar.
Më poshtë mund ta ndiqni adresimin e Gashit në Kuvendin e Kosovës: