Kur janë numëruar 100% e votave të rregullta, koalicioni Nisma-AKR ka marrë 39 mijë e 495 vota ose 4,96%.
Rrjedhimisht i bie se tash për tash, kur ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe ato me post – ky koalicion nuk e ka kaluar pragun prej 5%, shkruan Insajderi.
Limaj që ishte kandidat për kryeministër nga ky koalicion pati thënë se Nisma-AKR do të jenë befasi e këtyre zgjedhjeve.
Por duket se ai u befasu vetë për të keq, kur e mori vesh rezultatin, ndonëse ishte shumë i bindur se kjo nuk do të ndodh.
“Cilin prag, ne jemi t’u shkru me fitu bre vlla – për cilin prag je tu fol?. Ne jemi në luftë aktualisht në luftë me koalicion AAK-PSD, jemi afër me njëri-tjetrin”, kishte thënë Limaj më 16 shtator në Rubikon, kur ishte pyetur se a do ta kalojnë pragun, shkruan Insajderi.
“Pretendimet tona janë për më lartë”.
Videon mund ta shikoni nga minuta e 60-të:
insajderi.com