Insajderi
Lajme

Kur mund të mbahen zgjedhjet nëse nuk zgjidhet Presidenti për 34 ditë? Flet Tahiri

Insajderi
25 March 2026 - 18:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kur mund të mbahen zgjedhjet nëse nuk zgjidhet Presidenti për 34 ditë? Flet Tahiri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri sonte në emisionin “DPT te Fidani” ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila dha edhe 34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e Presidentit.

Tahiri u shpreh se nëse konsumohen këto 34 ditë, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

Sipas deputetit të AAK-së, zgjedhjet mund të mbahet kah mesi i muajit qershor.

“Në rast se konsumohen 34 ditë, vendi shkon në zgjedhje, që i bie data mund të jetë 14 qershor më duket është e diel, mund të jetë edhe më afër, se i ka deri në 45 ditë,mirëpo koha është e ngushtë, do të thotë se vendi mund të shkojë në mes të qershorit në zgjedhje”, u shpreh ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark