
Babai i gruas që kishte lindur foshnjën, i cili njëkohësisht është edhe punëtor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës – ka folur sot për herë të parë publikisht për rastin që tronditi opinionin në dhjetor të vitit 2022.
Ai tha se stafi spitalor tentoi ta fshihte ngjarjen, ndërkohë që familja nuk dinte asgjë për fatin e trupit të foshnjës së vdekur.
“Kur kemi shkuar për ta marrë trupin e foshnjës, kemi pritur një orë e gjysmë pa asnjë përgjigje. Askush s’na tregoi ku ishte kufoma. Vetëm pas shumë insistimesh, më thanë: ‘Mos u maltreto, hajde merre në orën 12 për varrim’. E kam thirrur sigurimin, por njëri prej tyre doli si i nervozuar dhe u largua. Në ato momente fillova të dyshoja seriozisht”, deklaroi ai pas përfundimit të seancës.
“Kur na e kanë sjellë trupin, ishte copa-copa në një qese. Kemi mbetur të shtangur. Nuk kam parë kurrë një lëshim kaq të rëndë”, shtoi ai. Saranda Keqekolli, avokatja e familjes së foshnjës së ndjerë, deklaroi se sot është pranuar aktakuza, por sipas saj, ajo nuk reflekton seriozitetin dhe peshën e ngjarjes.
“Me aktakuzën nuk jemi të kënaqur. Rasti është neglizhuar shumë. Kjo ngjarje nuk ka tronditur vetëm familjen, por edhe opinionin publik. Foshnja ka përfunduar në lavatriçe sepse dikush nuk e ka kryer punën siç duhet.
”Keqekolli theksoi se të pandehurit nuk i kanë mohuar veprimet, përkundrazi, kanë pranuar se e kanë mbështjellë fetusin me çarçafë, gjë që ka çuar në tragjedinë e ndodhur.
Skandali i foshnjës së copëtuar në lavatriçe – Si u mbajt i fshehur nga institucionet përgjegjëse të shëndetësisë
Më 13 dhjetori të vitit të kaluar, një grua ka lindur fëmijën e saj në javën e 32-të, për shkak të problemeve shëndetësore. Lindja është kryer me prerje cezariane dhe foshnja ishte nxjerr e vdekur.
Pas operacionit foshnja është vendosur në hapësirat e sallës. Nga pakujdesia e madhe e stafit të Repartit të Gjinekologjisë, foshnja ishte ngatërruar me çarçafët ku bashkë me ta ishte futur në lavatriçe nga një punonjës i pastrimit. Më pas, ishte nxjerr copa-copa nga lavatriçja.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët kanë deklaruar se hetimet kanë nisur.
“Nga ankuesi, Policia ёshtё informuar pёr njё rast i cili ka ndodhur nё Spitalin Rajonal nё Pejё. Policia menjёherё ka dalё nё vendngjarje, Prokurori i Shtetit, gjithashtu. Nё vendngjarje kanё dalё edhe inspektorёt e shendetёsisё. Rasti, me urdhёr tё Prokurorit tё Shtetit, ёshtё duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit dhe inspektorёt e shendetёsisё” thuhet në përgjigjen e Policisë.
Lidhur me rastin ka folur edhe babi i foshnjës, i cili kishte deklaruar se kishte parë copat e fëmijës së tij, që ishte masakrua nga lavariçja.
Ishin suspenduar shtatë punonjës, teksa hetimet po zhvillohen vetëm në një pistë: atë të ruajtjes së fetusit të vdekur.
“Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyren se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e Fetuesit të vdekur tek familjarët.