×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Rasti i foshnjës në Spitalin e Pejës u tentua të mbahej i fshehur nga SHSKUK dhe MSH-ja”

    Insajderi
    22 December 2022 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija ka thënë se dy ditë pas rastit të tmerrshëm ku një foshnje u fut në lavatriçe në Spitalin e Pejës, ushtruesja e detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, kishte vizituar Spitalin e Pejës.

    Vizita e Pranvera Zejnullahu- Raçi ishte bërë e ditur edhe nga faqja zyrtare e SHSKUK-së në Facebook.

    Ajo kishte shkuar për vizitën në Spitalin e Pejës për të takuar gjinekologun, Musa Krasniqi, i cili jeton dhe vepron në Danimarkë.

    Në komunikatën e kësaj vizitë askund nuk ishte përmend për rastin e tmerrshëm që kishte ndodhur dy ditë përpara.

    Sipas gazetarit Vitija, ky rast u tentua të mbahej i fshehur nga SHSKUK dhe MSH-ja.

    Postimi i Vitisë pa ndërhyrje:

    Deri ne kete nivel ka mberri papergjegjesia ne shendetesine e Kosoves. Trupi i nje foshnje te vdekur masakrohet ne lavatriçe. Rasti ndodh me 13 dhjetor. Dy dite me vone spitali i Pejes vizitohet nga ud.drejtoresha e SHSKUK-se. Ajo vihet ne dijeni sikurse edhe MSH. Asnje pergjegjesi! Ky skandal i tmerrshem nuk mbulohet vetem me suspendimin e 7 punonjesve. Eshte shume me shume se kaq. Me ju than marre eshte pak! Pak eshte me ju kerku edhe doreheqjen tete dite pasi e keni mbajtur rastin te fshehte! /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark