×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Musliu-Shoshi: Ambasadorë nuk mund të kemi para nëntorit-dhjetorit

    Insajderi
    23 September 2021 - 15:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur për shkarkimin e 12 ambasadorëve nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani që u bë me 19 maj të këtij viti.

    Musliu-Shoshi e cila njëherit është anëtare e Komisionit për punë të Jashtme është shprehur se shkarkimi në masë ka dëmtuar imazhin e Kosovës.

    Ajo ka shprehur shqetësimin për procedurën duke theksuar se mund të zgjasë deri në 3 muaj apo më shumë për t’u emëruar ambasadori i ri.

    “Një shkarkim i tillë i ambasadorëve kolektiv sic është bërë nga kjo qeveri e dëmton mjaft subjektivitetin ndërkombëtar. Tani ju e kujtoni që në qershor menjëherë pasi që është bërë shkarkimi i 12 ambasadorëve, me ftesë të komisionit është marrë në pyetje ministrja, të cilën e kam pyetur se cila do të jetë data kur këta ambasadorë do të emërohen dhe përgjigja e saj ka qenë me date 31 gusht dhe ne e dimë që emërimi i ambasadorëve nuk varet vetëm nga qeveria, komisioni apo vetëm nga presidentja mirëpo ky është një proces që varet shumë edhe nga shteti mik, i cili ta pranon ambasadorin, kështu që ka shtete që i kanë procedurat më të shpejta 2-3 javë apo 6 javë mirëpo ka shtete që edhe kalon një kohë edhe më e gjatë p.sh 2 muaj 3 muaj apo edhe kohë më e gjatë derisa ta bëjnë emërimin e ambasadorëve”.

    “Tani ka edhe shtete të cilat në heshtje refuzojnë, pra nuk merr asnjë përgjigje dhe kjo merr një kohë deri në 6 muaj”, deklaroi ajo për InDoks.

    Sipas deputetes së PDK-së deri në fund të këtij viti nuk do të ketë ambasadorë të rinj.

    Ajo flet edhe për marrëveshjen e Washingtonit ku në njërën prej pikave thuhej se Serbia duhet t’a ndalë fushatën e ç’njohjeve.

    “Optimalisht unë mendoj që ambasadorët nuk mund të kemi para nëntorit-dhjetorit kurrsesi dhe kjo e e dëmton mjaft imazhin tonë si shtet, marrë parasysh që me datë 4 shtator ka skaduar edhe marrëveshja e Washingtonit që është pika e 15 që ka të bëjë me monatoriumin 1 vjeçar, pra me konkretisht anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare dhe ne nga gjithsej 32 ambasada që i kemi, 22 prej tyre i kemi pa përfaqësues pra i kemi me të ngarkuar në punë, por jo me ambasadorë”, tha ajo.

    Gjatë kësaj intervistë Musliu-Shoshi përmendin edhe atë që dikur Vetëvendosje proklamonte, thoshte se emërimi i ambasadorëve do të bëhet me një përqindje prej 70 me 30. 70% ambasadorë të karriere e 30% politikë. Sqaron se çfarë pyetje i bëri ministres Gërvalla në njërën prej mbledhjeve të komisionit.

    “Tani në pyetjen që ia kam bërë unë ministres për procedurën e emërimit të ambasadorëve dhe deri ku ka shkuar kjo procedurë nuk kam marrë përgjigje, atëherë pyetje ja dorëzojë kryeministrit dhe ju e dini përgjigjen që e kam marrë ku thotë që në bazë të ligjit të cilit do ta sjell në Kuvendit e që në bazë të planit legjislativ është dashur që të vijë me datën 31 qershor, mirëpo kjo nuk ka ndodhë dhe tani reformën të cilën janë thirre që do të këta 70% diplomatë apo ambasadorë të karrierës dhe 30% politik kjo nuk ka ndodh. Pra kjo reformë e premtuar nga kjo qeveri nuk ka ndodhë sepse emërimi do të bëhet 50-50, 50 sic ka qenë edhe më herët do të jenë politikë dhe 50 të karrierës”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.

    Intervista e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark