×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    “Kur Reja bën listën, atij i dërgon që në fillim ftesën”, Pano Xhixho: Balliu e ka refuzuar Kombëtaren

    Insajderi
    31 March 2022 - 11:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në ndeshjen ndaj Spanjës, ku kuqezinjtë u mundën 2-1 vetëm në minutat e fundit, padyshim më i miri në fushë bashkë me Armando Brojën ishte edhe Ivan Balliu. Dhe të gjithë tifozët kanë në mendje një pyetje: Pse ky lojtar nuk ka ardhur më shpejt në Kombëtare?

    “Përse nuk ka ardhur më parë në Kombëtare”? Por ftesa nuk i ka munguar asnjëherë. Këtë e konfirmon edhe Pano Xhixho në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“.

    Gazetari i njohur i RTSH-së zbulon se ka qenë gjithnjë ndër të parët që ka marrë ftesën e Rejës, por ka qenë vetë Balliu ai që e ka refuzuar. Kjo për shkak të Covidit dhe dëmtimeve që ka pasur.

    “Balliut nuk i ka munguar asnjëherë ftesa e Kombëtares. Ka qenë ai që nuk ka ardhur. Pastaj, Balliu është një lojtar që nuk e flet mirë shqipen, që është pak djalë i urtë. Është një djalë shumë progesionist. Por kovidi, i dëmtuar…

    Ka qenë Balliu që ka refuzuar Kombëtaren, jo se ftesa nuk i ka vajtur nga Reja. Kush është ai që nuk e do një lojtar që luan me Rajo Vajekanon në kampionatin spanjoll? Nuk ka shanse të jetë një lojtar jashtë orbitës së Kombëtares.

    Ky ka qenë gjithmonë kontigjent. Kur bën listën Reja, Balliu është një nga ata lojtarë që ftesa i vete të parit. Duhet ta themi këtë gjë“, ka thënë Pano Xhixho. Gjithsesi, Balliu është vetëm 30 vjec dhë tashmë është në kulmin e karrierës së tij, kështu që tani e tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark