×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kursi i këmbimit valutor- Çfarë po ndodh me Euron e Dollarin?

    Insajderi
    27 April 2019 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vazhdon rënia e lirë e valutave kryesore në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro dhe Dollari kanë pësuar sërish rënie. Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

    Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.

    Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark