×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti – ambasadorëve të QUINT-it: BE-ja të heqë sa më shpejt masat

    Insajderi
    23 February 2024 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka thënë ambasadorëve të shteteve të QUINT-it dhe shefit të zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë që është e nevojshme që BE-ja t’i heqë sa më shpejt masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

    Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti u ka thënë ambasadorëve se arsyet për të cilat janë vendosur masat ndëshkuese kanë pushuar në shtator të vitit të kaluar “kur qeveria ka bërë veprimet në krijimin e bazës ligjore për mundësimin e procesit të zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të Kosovës”.

    Tutje, bëhet e ditur se qëllimi i takimit ishte informimi dhe koordinimi për temat aktuale.

    U diskutua mbi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kryeministri Kurti i falënderoi shtetet e QUINT-it për mbështetjen e vazhdueshme dhe i informoi ata mbi hapat që po ndërmerr vendi ynë në këtë proces, duke i adresuar rekomandimet nga Raporti i Juristëve Eminent. Kryeministri deklaroi se presim avancim në procesin e anëtarësimit, si domosdoshmëri për forcimin e mëtutjeshëm të drejtësisë dhe sundimit të ligjit, dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të të gjitha komuniteteve në Kosovë”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark