×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti bashkë me Tërnavën vizitojnë xhaminë e Çarshisë së Novobërdës, BIK tregon detaje

    Insajderi
    20 December 2023 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çekun së bashku me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë vizituar xhamin e “Osman Efendiut” apo Xhaminë e Çarshisë së Novobërdës.

    Kjo vizitë u bë për të parë nga afër punimet në restaurimin e kësaj xhamie.

    “Xhamia e “Osman Efendiut” është rikonstruktim i shekullit XVIII dhe është në proces të restaurimit që nga fundviti i kaluar. Procesi i restaurimit është duke u mbështetur nga BE-ja dhe duke u implementuar nga zyra e UNDP-së në Kosovë”, njofton BIK.

    Tutje në njoftim thuhet se kjo xhami është ndër së paku pesë xhamitë sa ishin ndërtuar në periudhën osmane, 1455, shek. XX në qytetin e Novobërdës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark