×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti bën homazhe në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës

    Insajderi
    18 April 2024 - 11:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani.

    I shoqëruar nga disa prej ministrave të tij, Kurti tha se pas katër ditësh do t’a kujtojnë masakrën më të madhe në Prishtinë, ku u vranë 115 civilë të pafajshëm.

    “Jemi bashkë këtu tek varrezat e dëshmoreve të Komunës së Prishtinë me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kryeqytetit. Njëkohësisht sot e kujtojmë edhe dëshmorët dhe martirët e Marecit, janë 27 dëshmorë edhe 16 martirë që ranë heroikisht para 25 vjetëve dhe gjithashtu nga sot e 4 ditët në vijim përkujtojmë masakrën më të madhe në Komunën e Prishtinës e cila ka ndodhur në fshatin Makoc ku janë vrarë 115 civil ne mesin e të cilëve aq shumë pleq e fëmijë”, u shpreh Kurti,

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark