×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti bën homazhe në Prekaz: Këtu e kuptojmë sa i lartë ka qenë flijimi, sakrifica, çmimi për lirinë të cilën e gëzojmë

    Insajderi
    28 November 2023 - 20:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” me rastin e festës së 28 Nëntorit.

    Ai para mediave ka thënë se në këtë datë, përveç Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, kujton dhe përkujton edhe ditëlindjen e krye-komandantit Adem Jashari dhe njëkohësisht shpalljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Prekazi me epopenë e UÇK-së është shndërruar në kryeqytet të kryengritjes shqiptare dhe këtu ne e kuptojmë se sa i lartë ka qenë flijimi, sakrifica, çmimi për lirinë të cilën e gëzojmë, e ndaj të cilës duhet të sillemi me përgjegjësi institucionale dhe qytetare”, ka shtuar Kurti.

    Në fund ai ka lartësuar familjen Jashari në krye me Adem Jasharin, UÇK-në dhe të gjithë dëshmorët e kombit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark