×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Çdo vajzë e grua ka të drejte të jetojë pa dhunë, pa frikë dhe pa u kërcënuar

    Insajderi
    29 November 2023 - 17:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në Lansimin e Programit të Kryerësve të Dhunës, i cili tha se të gjithë duhet të angazhohen që çdo grua dhe vajzë të jetojë pa dhunë e frikë.

    Kurti theksoi se po investojnë duke siguruar që viktimat e dhunës të kenë kushtet e nevojshme për të rindërtuar jetën e tyre.

    “Çdo vajzë e grua ka të drejte të jetojë pa dhunë, pa frikë dhe pa u kërcënuar. Çdo vajzë dhe grua ka të drejtë të jetojë e lirë. Kjo është bindja ime e thellë dhe angazhimi ynë. Është angazhim i të gjithë neve. Këtë synim e kemi në Kushtetutën tonë, e kemi në ligje. Krahas rehabilitimit psiko-social për ata që kanë kryer dhunë ndaj grave dhe vajzave synimi përfundimtar është krijimi i një mjedisi të sigurt për të mbijetuarat”.

    “Ne nuk mund të kthejmë kohën mbrapsht për krimet që kanë ndodh por mund të iu ofrojmë mbështetje viktimave e të parandalojmë krimet për të ardhmen e për këtë po investojmë duke siguruar se viktimat e dhunës i kanë burimet e strukturat e nevojshme për të rindërtuara jetën e tyre”.

    Ai tha kanë rritur financimin për strehimoret mbi 100 për qind në vitin 2023. Po ashtu shtoi se është bërë avancimi pas i në kodin Penal duhan ndaj grave cilësohet vepër penale.

    Krejt kjo me qëllim që të plotësohet baza ligjore që mundëson dhunuesit të shpallen fajtor për dhunën në familje.

    “Është e rëndësishme një viktimë të mos e përfundoj jetën normale pas atij krimit . Kemi rritur financimin shërbimin e strehimoreve mbi 100 për qind në vitin 2023. E filluar reformën për qendrën punë sociale. Andaj me po vazhdojmë të përmirësojmë kornizës ligjore dhe mekanizmat që shërbejnë për mbrojtën  e grave. E kemi avancuar nëpërmjet definimit të dhunës ndaj grave si vepër penale në Kodin Penal”.

    “Po kërkohet më shumë ndihmë edhe po jepet më shumë ndihmë për të ia lehtësuar financiarisht përballje e pasojave të dhunës e kemi ndërtuar Ligjin për kompensimin e viktimave në Kosovë, ndonëse kthejmë kohën mbrapsht ne mund të bëjmë diçka që mund të ua lehtësojë. Jemi duke analizuar masën për punësim sepse duke punësuar i integrojmë pavarësisht të kaluarës”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark