×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: Dehari vdiq në një kohë kur regjimi nuk zgjedhte metodë për ta penguar VV’në

    Insajderi
    26 February 2024 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një shkrim në nder të ditëlindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit dhe aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit.

    Në një pjesë të shkrimit të tij të ndarë në ‘Facebook’ Kurti thotë se aktivisti Dehari vdiq “në një kohë kur regjimi politik që qeveriste me vendin tonë, nuk zgjedhte metodë për ta penguar afrimimin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Student i shkëlqyer i mjekësisë, aktivist me vetëdije të qartë politike dhe shok shembullor, Astrit Dehari vdiq në rrethana ende të pasqaruara dhe të paadresuara plotësisht nga drejtësia, në një kohë kur regjimi politik që qeveriste me vendin tonë, nuk zgjedhte metodë për ta penguar afrimimin politik të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe jetësimit të ideve tona politike në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

    Ndërkaq, për Demaçin Kurti ka thënë se qëndroi i pashkëputshëm me “nënën Shqipëri”, duke e cilësuar personalitet unik në historinë e Kosovës.

    “…Dhe Adem Demaçi e ndoqi këshillën e nënës së tij, duke qëndruar i lidhur pashkëputshëm me nënën Shqipëri edhe gjatë proceseve gjyqësore politike, edhe gjatë 28 viteve të kaluara nëpër burgjet jugosllave, edhe kur e mori Çmimin “Sakharov”, edhe kur e drejtoi Zyrën Politike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prishtinë, ku pata fatin të punoja bashkë me të. Një disident i pathyeshëm, një adhurues i Hegelit që leximet i shoqëroi me praxis politik, një shkrimtar shumë origjinal dhe një simbol i rezistencës dhe i përpjekjes për liri, Adem Demaçi është një personalitet krejt unik në historinë politike të Kosovës dhe të shqiptarëve”, deklaroi më tej Kurti. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark