×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti deklarohet për bisedën me Chollet: Kosova e përkushtuar për marrëdhënie të mira fqinjësore

    Insajderi
    11 February 2023 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas telefonatës me Këshilltarin e Lartë në Departamentin e Shtetit amerikan, Derek Chollet, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se Kosova pranon propozimin evropian si bazament të mirë për bisedime të mëtejme, raporton Insajderi.

    Kurti e merr për të mirëqenë se Kosova është vendi më demokratik në rajon, me ç’rast edhe shpreh përkushtimin për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore dhe integrim në NATO.

    “Mbrëmjem e kalua, me Kësilltarin e DASh, Derek Chollet, diskutuam rëndësinë e shkuarjes para në dialog bazuar në propozimin e BE’së, i pranuar si bazë e mirë për bisedime të mëtutjeshme. Si shteti më demokratik në rajon, Kosova është e përkushtuar për marrëdhënie të mira ndërqinjësore dhe integrim në NATO”, ka shkruar Albin Kurti.

    Mbrëmë Derek Chollet njoftoi për bisedën me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për çka tha se ShBA mirëpret pranimin e propozimit të BE’së nga pala kosovare.

    “Bisedova me Kryeministrin Albin Kurti. Mirëpresim vendimin për të pranuar propozimin e BE’së për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE. Tani na duhet implementimi për të siguruar përfitimet domethënëse për të dyja shtetet”, ka shkruar Derek Chollet.

    Kujtojmë se kohëve të fundit, pas një takimi me ndërmjetësin evropian për dialog, Miroslav Lajçak, Kurti edhe zyrtarish tha se Kosova në parim e ka pranuar planin e BE’së për normalizim të marrëdhënieve.

    Në këtë propozim megjithatë nuk parashihet njohje e ndërsjellë juridike mes dy shteteve, por vetëm një pranim faktik i shtetësive të ndërsjella./Insajderi/  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark