Insajderi
Lajme

Kurti dhe Bislimi sot dalin para mediave

Insajderi
18 September 2023 - 08:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti dhe Bislimi sot dalin para mediave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi do të mbajnë sot, konferencë për media.

Sipas njoftimit të zyrës së kryeministrisë, konferenca do të mbahet në orën 10:30 në ndërtesën e Qeverisë.

Nga zyra e qeverisë nuk janë dhënë detaje për arsyet e kësaj konference, por pason pas takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiqi të enjten në Bruksel.

Ky takim që ishte i pari pas disa muajve përfundoi pa ndonjë rezultat.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark