Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave Hekuran Murati do të marrin pjesë në ditën e dytë të punëtorisë ndërkombëtare, lidhur me përmirësimin e menaxhimit të borxhit tatimor.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, punëtoria do të fillojë nga ora 9:00 dhe do të mbahet në njërin nga hotelet në Prishtinë.
Punëtorisë ndërkombëtare lidhur me përmirësimin e menaxhimit të borxhit tatimor organizohet për herë të parë në Kosovë nga CEF Qendra e Ekselencës Financiare, Slloveni, nё bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Administratën Tatimore tё Kosovës dhe Administratën Tatimore tё Holandës.