Kurti e Peci kanë vizituar edhe fabrikën për prodhimin, përpunimin dhe paketimin e farës së grurit, elbit dhe tërshërës “Agroelita”, ku kanë pasur rastin edhe ta shohin nga afër grurin që përpunohet nga kjo fabrikë.
Kurti e Peci kanë vënë nënshkrimet e tyre edhe në thasët me miell, që ishin të gatshëm për shitje në treg nga fabrika.
“4 hektarë te fabrika, me 30 hektarë tokë pune, rreth 100 të tjera kontraktuar me fermerët dhe hambarë për 14.500 tonë. Prodhimi e shumëzimi, përpunimi e paketimi i farave bëhen me teknologjinë më të re digjitale, me ç’rast një linjë prodhimi për farat e grurit, elbit e tërshërës i nxjerrë deri në 10 tonë për orë. Agro Elita na sjell farë vendore për grurin tonë”, ka njoftuar Kurti.