Kurti dhe VV u tubuan në sallë universitare, pas reagimeve UP del me reagim qesharak: Jemi në shërbim të dijes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti dhe VV u tubuan në sallë universitare, pas reagimeve UP del me reagim qesharak: Jemi në shërbim të dijes

    Insajderi
    10 May 2025 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Universiteti i Prishtinës ka reaguar pas kritikave lidhur me mbajtjen e mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në një nga sallat e universitetit.

    Sipas sqarimit të UP-së, leja për shfrytëzimin e sallës është dhënë në pajtim me rregullat institucionale, të cilat parashohin që hapësirat e universitetit mund të vihen në dispozicion të palëve të treta, por vetëm gjatë ditëve të fundjavës.

    “Për më shumë, në vendim theksohet se hapësirat e kufizuara të UP-së nuk mund të shfrytëzohen gjatë kohës së fushatave zgjedhore,” thuhet në njoftimin e universitetit.

    Postimi:

    Sqarim i Universitetit të Prishtinës në lidhje me dhënien e hapësirave të kufizuara në shfrytëzim palëve të treta për qëllime joakademike

    Pas reagimeve që shoqëruan një aktivitet të një subjekti politik në një sallë të Universitetit të Prishtinës të zhvilluar ditën e sotme, Universiteti i Prishtinës sqaron opinionin publik se leja për shfrytëzimin e kësaj salle është dhënë në pajtim me vendimin aktual në fuqi.

    Në këtë vendim, ndër të tjera, ceket se „hapësirat e kufizuara të UP-së mund të vihen edhe në dispozicion të palëve të treta, kur bashkëpunimi nuk lidhet drejtpërdrejt me fushat e mësimdhënies, kërkimit shkencor apo përfitimeve tjera akademike e profesionale”, por kjo gjë ndodh vetëm gjatë ditëve të fundjavës, kur ato „aktivitete nuk pengojnë proceset mësimore, kërkimore apo administrative të Universitetit të Prishtinës”. Për më shumë, në vendim ceket edhe se hapësirat e kufizuara të UP-së nuk mund të vihen në dispozicion në kohë të fushatave zgjedhore.

    Universiteti i Prishtinës, më i vjetri, më i madhi dhe më i suksesshmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë e përtej, i siguron qytetarët e Kosovës se do të jetë gjithnjë në shërbim të dijes, shkencës e zhvillimit të publikes dhe se do t’i mbajë larg hapësirave të tij ndikimet e të gjitha natyrave që  nuk janë konform misionit të universitetit. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark