Insajderi
Insajderi

Kurti do të takohet me Vuçiqin në Slloveni, në praninë e Merkelit dhe Macronit

Insajderi
06 October 2021 - 11:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kurti do të takohet me Vuçiqin në Slloveni, në praninë e Merkelit dhe Macronit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të takohet në Slloveni me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në pauzën mes dy sesioneve të Samitit që po mbahet në Brdo të Sllovenisë.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron, shkruan Euronews (edicioni në gjuhën serbe).

“Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë, dhe ne kemi nevojë për një marrëveshje”, citohet të ketë thënë kryeministri Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se njohja reciproke është e nevojshme sepse është e vetmja mënyrë për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark