×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kurti: E njohim Serbinë më mirë se ShBA’ja, kur na kërkojnë diçka që e kemi dëgjuar më herët nga Beogradi duhet të kemi kujdes

    Insajderi
    19 March 2024 - 16:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova e njeh më mirë Serbinë se Shtetet e Bashkuara të Amerik.

    Sipas tij kur Kosovës i kërkohet diçka që e kanë dëgjuar më parë nga Serbia duhet bërë kujdes.

    “Por, kur na kërkojnë diçka, që ne e kemi dëgjuar më herët nga Beogradi, sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë edhe ndërmjetëse, atëherë ne duhet të kemi kujdes. Serbinë ne e njohim më mirë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Populli shqiptar i Kosovës e njeh më mirë Serbinë se Uashingtoni. Dhe, Uashingtoni nuk e ka fqinje Serbinë. Ne e kemi fqinje Serbinë”, tha Kurti në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark