×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti e Vuçiq janë kthyer në takime të ndara me Borrellin dhe Lajçakun

    Insajderi
    18 March 2023 - 18:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas një pauze, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq janë kthyer në takime të ndara me Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell.

    Klan Kosova ka siguruar një dokument të brendshëm të Bashkimit Evropian, i cili thotë se qysh në mëngjes është planifikuar që në mes të takimit të ndodhë një pauzë.

    Dokumenti thotë se nëse ndërpritet takimi trelateral, palët do të shkojnë përsëri në takime bilaterale, gjë që kjo tashmë ka ndodhur.

    Ndërkohë pas përfundimit të takimeve pritet që palët të dalin para mediave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark