×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kurti: Ekziston rreziku që Serbia të shfrytëzojë Dhomat e Specializuara për të rishkruar historinë

    Insajderi
    16 April 2023 - 16:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndonëse nuk e kishte thënë asnjë fjalë për marshin që u mbajt në Prishtinë ku u kërkua drejtësi për ish-krerët e UÇK’së, sot kryeministri Albin Kurti është deklaruar për Gjykatën Speciale.

    Në një postim në Twitter, Kurti ka shprehur shqetësimin e tij për siç tha ai rishkrimin e historisë nga Dhomat e Specializuara.

    “Ishte kënaqësi të bisedojë me Matthew Campbell për artikullin e sotshëm të “The Times”. Kosova është mirënjohëse ndaj Britanisë së Madhe. Ekziston rreziku që Serbia të shfrytëzojë Dhomat e Specializuara për të rishkruar historinë dhe Rusia ta shohë Ballkanin si një front kundër NATO-s”, ka shkruar Kurti, përcjell Insajderi.

    Në intervistën e tij të dhënë për gazetën prestigjoze, Kurti ka thënë se kurrë nuk e kishte mbështetur Specialen.

    “Unë mbështes përgjegjësinë për luftën. Megjithatë, më duket e padrejtë që në qendër të vëmendjes po vihet Kosova, ndërkohë që Serbia jo vetëm që ka refuzuar të marrë përgjegjësinë për krimet e saj, por edhe i mohon ato”, ka deklaruar kryeministri. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark