×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti falënderon ambasadorin amerikan: Kontribuoi në zbutjen e situatës në Veri

    Insajderi
    01 August 2022 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri, Albin Kurti në konferencën e përbashkët me ministrin, Xhelal Sveçla ka folur për situatën e shkaktuar në veri të vendit, shkruan Insajderi.

    Kurti konfirmojë se në qetësimin e situatën ka kontribuar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier.

    “Gjatë ditës së djeshme kam qenë në kontakt edhe me partnerët e aleatët tanë evropianë dhe ata amerikanë. Kam biseduar me shkëlqesitë e tyre, zotërinjtë Josep Borrell dhe Jeffrey Hovenier. I falënderoj për komunikimin e hapur dhe rolin e tyre”.

    “Në veçanti e çmoj lartë përkushtimin e ambasadorit amerikan, i cili i shqetësuar me situatën porsi ne të tjerët kontribuoi shumë mbrëmë për zbutjen e gjendjes, gjithnjë duke mbështetur shtetin dhe qeverinë tonë, vendimet e qëndrimet tona”, tha kryeministri.

    Ndërkohë Kurti tha se dhuna nuk do të tolerohet teksa njoftoi paraprakisht se ka pasur nëntë barrikada dhe njerëz të armatosur që kanë ndaluar automjete e këmbësorë.

    “Mbrëmë ka pasur të shtëna në drejtim të Policisë së Kosovës dhe 9 barrikada me njerëz të armatosur të cilët kanë ndaluar qytetarët në automjete e ata këmbësorë. Strukturat ilegale të Serbisë janë bërë banda kriminale, agresive si rrallë më parë. Nuk është e lehtë për shtetin tonë sepse ato i mbështet i gjithë aparati shtetëror i fqinjit tonë verior”, tha Kurti.

    Kryeministri shtoi se pikat kufitare Jarinje e Bënjak mbeten të bllokuara, teksa në të gjitha pikat tjerë kufitare deri në ora 12:00, 1500 qytetarë janë pajisur me dokumente.

    Ai u shpreh se qytetarët duhet të presin deri në 20 sekonda për t’u pajisur me këtë dokument derisa shtoi se njësoj nuk ndodh në Serbi.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark